Nata e tensionit në Tiranë, Policia vë në pranga 13 protestues, turma "shpërthen" para komisariatit: 'Lironi djemtë!'

Aktualitet

Nata e tensionit në Tiranë, Policia vë në pranga 13
Pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-të të Kryeministrisë, policia ka arrestuar 13 persona, të cilët tentuan të hynin brenda godinës.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, disa prej tubuesve janë vendosur te komisariati nr. 3, ku po mbahen një pjesë prej tyre.

Ata bëjnë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar, duke brohoritur: Lironi shqipet!

Ndërkohë, edhe mbrëmjen e djeshme, pas përplasjeve edhe me efektivët, të cilët krijuan kordon në godinën e Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt komisariatit nr. 3, me të njetat thirrje, për të liruar të arretuarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion