Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, dalin fotot e nënë e bir që mbetën viktimë e përplasjes

Aktualitet

Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, dalin fotot e nënë e bir

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, ku humbën jetën 55-vjeçarja Fatbardha Shahini dhe djali i saj, Klodian Shahini.

Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, dalin fotot e nënë e bir

Nënë e bir po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz” kur u përplasën nga një furgon, i drejtuar nga 44-vjeçari Anesti Bufi.

Përplasja ishte tepër e fortë, duke shkatërruar automjetin dhe bllokuar viktimat brenda tij. Fatkeqësisht, të dy humbën jetën në vend.

Nga aksidenti u plagosën edhe drejtuesi i furgonit dhe katër pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion