Aksident tragjik në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga një automjet (EMRI)
Lajmifundit
/
20 Qershor 2025, 15:33
Aktualitet

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti tragjik me motoçikletë. 46-vjeçari Leonard Uruci po udhëtonte me një motorr nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siela teksa u përplas nga një automjet.
Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit.
Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara. Shqiptari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.


