Aksident në Vlorë, përplasen dy makina dhe dalin nga rruga

Aktualitet

Aksident në Vlorë, përplasen dy makina dhe dalin nga rruga

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën e lumit të Vlorës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Drashovicë.

Si pasojë e përplasjes mjetet kanë dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë.  Ndërkohë, nga pamjet shihet se mjetet kanë pësuar dëmtime.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e mundshme të aksidentit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion