Mbi 500 mijë euro të vjedhura, ‘skifteri’ kroat zbulon se si i grabiste bankomatet në Zagreb

Aktualitet

Mbi 500 mijë euro të vjedhura, ‘skifteri’ kroat zbulon se

Policia kroate ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili dyshohet se ka grabitur disa bankomate, duke vjedhur në total 500 mijë euro.

I dyshuari ishte në arrati që nga viti 2021 dhe për të ishte nisur një kërkim në nivel të Bashkimit Evropian.

Hetimi i cili zgjati disa muaj u krye në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kriminale dhe Njësinë e Policisë Speciale dhe të Ndërhyrjes. Policia zbuloi katër vjedhje të rënda të bankomateve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U konstatua se i dyshuari po instalonte kamera të fshehta për të marrë informacione për kohën e mbushjes së ATM-ve dhe kodet e hyrjes për hapjen e tyre, shkruan Jutarnjilist.

Pasi bankomatet mbusheshin me para, grabitësi shkonte me një biçikletë elektrike drejt ATM-ve, i zhbllokonte me një çelës të bërë posaçërisht dhe vidhte të gjitha paratë.

Pas grabitjes, ai e mbyllte siç duhet bankomatin, dhe më pas largohej drejt lagjes së Zagrebit, Tresnjevka, ku edhe fshihej vitet e fundit.
Gjatë hetimeve njëmujore, policia ka mbledhur prova që tregojnë se si ai kryente vjedhjet.

Ai u arrestua në zonën e Zagrebit dhe u konstatua se ishte në arrati pasi vuante dënimin me gjashtë vjet burg për grabitje të kryera më parë.

Pas përfundimit të hetimeve penale, i dyshuari është dorëzuar në burgun e Zagrebit.

ME TE LEXUARAT