Aksident në Tiranë, efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit, bie në Lanë

Aktualitet
Aksident në Tiranë, efektivi i “Shqiponjave” humb
Foto ilustruese

Një efektiv i “Shqiponjave” është aksidentuar mëngjesin e sotëm ndërsa ka përfunduar me makinë në Lanë.

Polici A.SH, mësohet se duke drejtuar mjetin e shërbimit dhe ka dalë nga rruga duke rënë mbi lumin Lana.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Policia tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion