Studente të dalluara, këto janë dy vajzat që vdiqën tragjikisht në Kosovë!

Kosovë&Rajon

Studente të dalluara, këto janë dy vajzat që vdiqën

Universiteti i Gjilanit ka shprehur ngushëllime për dy studentet që vdiqën në aksident, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi. Fillimisht, aksidenti u raportua si vetaksident, por pas analizimit të kamerave të sigurisë nga policia, u zbulua se ky ishte një aksident i përfshirë mes një automjeti dhe një kamioni.

Universiteti i Gjilanit “Haxhi Zeka”, shprehet se të dy vajzat kanë qenë studente të dalluara.

“E nderuar Familje Basha, Familje Thaqi,Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të studenteve të Fakultetit të Edukimit, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi.Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ndan dhimbjen me familjet tuaja, të afërmit, kolegët dhe miqtë për këtë humbje të rëndë dhe të parakohshme.

Arbnora Basha, studente e dalluar dhe Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Edukimit, la pas vetes një trashëgimi të angazhimit, përkushtimit dhe shembullit të një studenteje të përkushtuar.

Po ashtu, humbja e Antiana Thaqit ka lënë një boshllëk të madh në mesin e komunitetit akademik dhe kolegëve të saj”, thuhet në reagim.

 

 

ME TE LEXUARAT