Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, ka të plagosur

Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, ka të

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit ku mësohet se si pasojë dy persona janë plagosur dhe njeri është në gjendje të rëndë.

Në ngjarje janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Shkallët e Xibrrit”.

Dy të plagosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njëri pritet të dërgohet drejtë Tiranës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion