Kishte bërë plan t’i bënte “pritë” Ramës pas takimit, shoqërohet organizatori i protestës në Vlorë (EMRI)

Aktualitet

Kishte bërë plan t’i bënte “pritë”

Policia e Vlorës ka shoqëruar një person pasditen e kësaj të shtune. Bëhet me dije se Baki Goxhaj është shoqëruar nga forcat e policisë.

Goxhaj dhe disa persona të tjerë ndodheshin në afërsi të Pallatit të Kulturës, ku do të mbahet takimi i Ramës me anëtarët e PS-së dhe qytetarët e Vlorës.

Qytetarët jashtë Pallatit të Kulturës kishin planifikuar të zhvillonin një protestë në lidhje me zhvillimet e fundit, duke nisur nga Zvërneci, Muzeu Hebre e deri te Reforma Territoriale, që është kundërshtuar nga një pjesë e tyre.

Policia shoqëroi shtetasin Baki Goxhaj. Bakiu, së bashku me disa persona të tjerë, po prisnin përfundimin e takimit për të protestuar. Goxhaj është një ndër personat organizatorë të protestës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion