Rama ironizon Lapajn: Parti të re me babain në krye të listës mund të bëjë çdokush!

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mësuesit në Lushnje ironizoi kreun e Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn pasi ky i fundit vendosi babain e tij në listën e mbyllur në qarkun e Beratit.
"Parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdokush", tha Rama, duke treguar me tej se PS ka vepruar ndryshe pasi po i jep mundësi të rinjve të angazhohen në garë.
"Për fat të keq ka ndodhur dhe që iu ka rënë në dorë dhe keni parë se çfarë janë bërë shitës fluturues. Janë disa që thonë ne jemi të rinjtë, por jeta dhe eksperienca më mësoi që për të qenë i ri certifikata e gjendjes civile. Për më tepër, sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve.
Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria.
Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm", tha Rama.


