Aksident në Peqin, kamioni del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferi
Lajmifundit
/
19 July 2021, 09:37
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë fshatit Pajovë në aksin Peqin-Elbasan.
Drejtuesi i tij ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital pa rrezik për jetën. Dyshohet se drejtuesi nga përgjumja ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.

