34-vjeçari përndiqte 48-vjeçaren në Lushnje, arrestohet

Aktualitet

34-vjeçari përndiqte 48-vjeçaren në Lushnje, arrestohet

LUSHNJE- Një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 48-vjeçare.

Ngjarja është regjistruar në Lushnje, teksa mësohet se në pranga ka rënë Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Përndjekja".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Përndjekja", shtetasin Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT