Aksident në Mallakastër/ 18-vjeçari përplas me makinë të miturën në rrugë, detajet e para
Lajmifundit
/
28 Gusht 2025, 18:02
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Mallakastër ku 18-vjeçari ka përplasur një të mitur në rrugë.
Mësohet se 7-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve.
"Mallakastër/Informacion paraprak.Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.


