Rrëzohet në greminë turisti gjerman, niset nga Thethi me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

Rrëzohet në greminë turisti gjerman, niset nga Thethi me

Aksident në Majën e Harapit në fshatin turistik të Thethit. Një turist nga Gjermania mbeti i bllokuar mes thepave të malit, shtetasi Timo Misler, 34 vjeç.

Sipas news24, fillimisht ka shkuar helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpëtuar, por ka qenë e pamundur.

Më pas herën e dytë ka ardhur një helikopter i forcave të ushtrisë dhe më tej është arritur që të nxirret nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar, duke arritur që të shpëtojë me ndërhyrjen e dytë nga ajri.

Në këtë operacion një ndihmesë të madhe dhanë edhe banorët e zonës së Thethit, duke u vënë në gatishmëri për të shpëtuar turistin gjerman.

Kujtojmë se rastet e humbjes së jetës të turistëve të huaj në Theth apo rastet e aksidenteve po kthehen në një shqetësim, pasi ata kërkojnë të eksplorojnë zona ku nuk rekomandohet kalimi.

Turisti gjerman që u shpëtua është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion