788 milionë euro/Ja cila është shifra që turistët sollën për tre muaj në Shqipëri

Aktualitet

788 milionë euro/Ja cila është shifra që turistët

Në tre muajt e parë të vitit, turistët kanë sjellë në Shqipëri 788 milion euro me rritje 28% rritje nga një vit më parë.

Shifrat nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm pagesat e bëra për sektorin e shërbimeve kanë sjellë të ardhura më të larta se të turistëve.

Shifrat e ardhura nga bumi turistik vijnë në të njëjtin trend edhe me rritjen e numrit të hyrjeve në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga raporti mes numrit të turistëve dhe shpenzimeve të tyre rezultoi se shpenzimi mesatar për person i një të huaji është 513 euro, ndjeshëm më ulët se mesatarja evropiane.


Edhe shpenzimet e shqiptarëve për pushime jashtë shtetit janë rritur, ndërsa në tre muajt e parë janë harxhuar 521 milion euro apo 17% më shumë se një vit më parë.

Nga krahu tjetër në tre muaj erdhën edhe 242 milion euro si remitanca nga emigrantët me rritje 12% nga një vit më parë.

Ndërkohë edhe pse me përmirësim nga të ardhurat e turistëve, llogaria korrente ka regjistruar një vlerë negative nga më të lartat në tre vitet e fundit, që do të thotë se 371 milion euro më shumë dolën jashtë vendit.

Kjo si ndikim edhe i uljes së eksportit të mallrave që ka qenë me shifra dyshifrore në këtë fillimvit.

ME TE LEXUARAT