Aksident në “Lezhë-Milot”, përplasen dy automjete, plagosen tre persona

Aktualitet

Aksident në “Lezhë-Milot”, përplasen dy automjete,

Dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë-Milot.

Aksident në “Lezhë-Milot”, përplasen dy automjete,

Në këtë aksident janë përplasur një mjet me targa angleze që drejtohej nga shtetasi Gj. Sh. dhe një mjet që drejtohej nga shtetasi R. P.

Nga përplasja janë plagosur shtetasja Xh. Sh. dhe shtetasi M. T., dhe fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e mjeteve, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe sipas të dhënave paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Në mesin e të lëndurave është nëna me vajzen e saj.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që shkaktuan përplasjen e këtyre dy automjeteve.

ME TE LEXUARAT