Dasëm në BBA Vip, "martohen" Jozi e Loredana, dy banorë nuk i ftuan në festë

Showbiz

Dasëm në BBA Vip, "martohen" Jozi e Loredana, dy banorë

Si çdo vit, Big Brother VIP Albania do të organizojë sonte një dasmë festive. Pas një gare të ashpër, çifti i zgjedhur nga banorët për këtë ngjarje është Jozi dhe Loredana.

Ata kanë përzgjedhur dëshmitarët e ceremonisë, me Lori që zgjodhi Gertën dhe Danjën, ndërsa Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.

Përgjatë ceremonisë, dy konkurrentët vendosën të mos ftojnë Rozana Radin dhe Laert Vasilin, pas një përplasjeje që ka pasuar mes tyre.

Loredana iu drejtua Laertit për sulmet e bëra ndaj Jozit dhe vetes, ndërsa Rozana u kritikua për komentet që kishte bërë në spektaklin e kaluar.

Ahengu i dasmës do të fillojë sonte në orën 20:00 dhe mbetet të shihet sesi do të zhvillohet organizimi i kësaj ngjarje të veçantë në shtëpinë e Big Brother.

ME TE LEXUARAT