Aksident në Kurbin, 34-vjeçarja përfundon tek Trauma!
Lajmifundit
/
18 Shkurt 2025, 13:06
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur në Kurbin mesditën e sotme.
Mësohet se drejtuesi i mjetit E.C., është përplasur me automjetin e shtetases E.C., e cila është dërguar tek Trauma për mjekë mjekësore.
"Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 11:30, në Laç, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. C., me automjetin me drejtuesen shtetasen D. P., 34 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi E. C., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofon policia.


