Aksident në Kotë të Vlorës, makina përplaset me mjetin e Policisë Bashkiake, plagosen dy punonjësit

Aktualitet

Aksident në Kotë të Vlorës, makina përplaset me mjetin

Më datën 25 nëntor 2025, rreth orës 12:45, në aksin rrugor të fshatit Kotë (zona e Drashovicës), ka ndodhur një aksident rrugor.

Automjeti Ford, që drejtohej nga shtetasi A. ZH, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip Hyundai, i cili ishte i ndaluar në anë të rrugës për shkak të një defekti teknik.

Në brendësi të mjetit të parkuar ndodheshin dy punonjës. T.J, i pozicionuar në vendin e shoferit, është dërguar në spital me transport të rastësishëm. Në vendin e pasagjerit ishte R. K.


Të dy personat kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion