U dhunua dhe u spërkat me zbardhues, grabitet biznesmeni. Hajdutët i vjedhin orën me vlerë 1 milion euro

Bota

U dhunua dhe u spërkat me zbardhues, grabitet biznesmeni. Hajdutët i

Një grabitje e dhunshme ndodhi të hënën, më 24 nëntor, në Cachargs, pranë Nimes në Francën jugore, ku tre burra hynë me forcë në shtëpinë e një biznesmeni 56-vjeçar, të cilin e kishin ndjekur dhe kërcënuar më parë me armë.

Sipas mediave franceze, pronari i kompanisë së pajisjeve mjekësore po kthehej nga zyra rreth orës 19:00, kur tre grabitës të veshur me të zeza dhe me kapuçë, hipën në makinën e tij luksoze dhe e kërcënuan me armë. Më pas, ata e detyruan të hynte në shtëpi dhe e mbajtën aty kundër vullnetit të tij, duke e rrahur. Në banesë, grabitësit ndaluan edhe djalin 22-vjeçar të biznesmenit.
Nën kërcënimin e armës, viktimat u detyruan t’u dorëzonin grabitësve rreth dhjetë orë dore, me vlerë rreth një milion euro, tre unaza, një byzylyk markë dhe celularët.

Biznesmeni tregoi se sulmuesit e spërkatën me zbardhues përpara se të largoheshin me automjetin e tij.

Djali i dytë i familjes, 19 vjeç, i cili ishte fshehur brenda shtëpisë, njoftoi autoritetet pasi dëgjoi të atin duke u sulmuar. Kur policia mbërriti, biznesmeni kishte lëndime në kokë. Pak më vonë, automjeti i 56-vjeçarit u gjet i djegur në një rrugë pranë Nimes. Sipas autoriteteve, grabitësit e braktisën makinën dhe u larguan me një automjet tjetër, duke shpëtuar nga vendngjarja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion