Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi i mjetit
Lajmifundit
/
15 Janar 2025, 18:15
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kolonjë, pranë fshatit Dvoran.
Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë. Gjithashtu i plagosuri ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.


