Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen shoferja dhe dy të mitur
Lajmifundit
/
3 Korrik 2023, 19:09
Aktualitet

Një aksident është raportuar në fshatin Kamenicë në Korçë.
Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga. Raportohet se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy të mitur.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


