Aksident në Këlcyrë, 35-vjeçari përplas me makinë qytetarin!

Aktualitet

Aksident në Këlcyrë, 35-vjeçari përplas me

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Këlcyrë ku shtetasi me iniciale D.K., 64-vjeç ka mbetur i plagosur.

Mësohet se 35-vjeaçari E.C., është shoqëruar në polici ndërsa i plagosuri ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

"Këlcyrë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Ura e Leklit-Këlcyrë", në hyrje të qytetit të Këlcyrës, automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin", njofton policia.

ME TE LEXUARAT