Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 56-vjeçari gjerman përplas me makinë! këmbësoren

Aktualitet

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 56-vjeçari gjerman

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit".

Një 56-vjeçar me origjinë gjermane ka përplasur me makinë një 38-vjeçare. Gruaja është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ndërsa shoferi i huaj është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit", shtetasi gjerman M. Ë., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion