Aksident në Fushë-Krujë, përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë
Lajmifundit
/
6 Prill 2024, 19:15
Aktualitet
Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në zonën Fushë-Krujës, në fshatin Larushk.
Një makinë tip 'Benz' dhe një 'Golf 5' janë përplasur, ndërsa njëri nga mjetet ka shpërthyer më pas në flakë. Raportohet se nuk ka viktima dhe as të plagosur.
Mjeti është përfshirë nga flakët por drejtuesi ka mundur të dalë nga makina pa probleme. Zjarrfikësja në vendin e ngjarjes ka shuar flakët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë të shkaktuar nga goditja.