Rekord në Natën e Kadrit, 2.5 mln myslimanë u falën në Xhaminë e Madhe në Mekë
Një rekord prej 2.5 milionë myslimanësh u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Mekë, Arabi Saudite, të premten për të shënuar një nga netët më të shenjta të Ramazanit të këtij viti.
Mediat lokale raportuan se pjesëmarrja në faljen e Natës së Kadrit shënoi rekord.
Xhamia e Madhe dhe oborret e saj arritën kapacitetin e plotë me pelegrinët dhe adhuruesit e Umres që erdhën për të falur namazin e jacisë, teravive dhe kijam el-lejlit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo natë festohet nga ata që besojnë se lutjet e tyre kanë shanset më të mëdha për t’u përgjigjur.