Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë tek Trauma 21 vjeçari (EMRI)

Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan. Një automjet tip Renault është përplasur me një motor rreth orës 13:25.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Klajdi Hatia, i cili u transportua tek Spitali i Traumës në kryeqytet, por nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë në Komisariat është shoqëruar shoferi i makinës Manol Çepele.

“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor "Fier-Vajkan", shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme” informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion