Aksident në Fier/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me një mur, plagosen dy persona

Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me një

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Cakran-Gorishovë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vreshtas. Sipas raportimeve një makinë pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një mur rrethues.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes mjeti ka marrë dëmtimë të shumta përshkak të përplasjes së fortë.

Ende nuk dihen shkaqet se përse mjeti ka humbur kontrollin ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion