Aksident në Farkë, makina hyn brenda lokalit, plagosen babë e bir
Lajmifundit
/
1 Korrik 2023, 22:12
Aktualitet

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të Liqenit të Farkës.
Policia tha se atje një automjet është futur brenda një lokali.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina përfundoi brenda biznesit.
Për pasojë, mbetën të plagosur babë e bir, respektivisht Ç.B. 50 vjeç dhe D.B. 25 vjeç, të cilët janë pronarët e lokalit.
Këta të fundit u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


