Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të pl*gosur

Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë pranë stadiumit Elbasan Arena në qytetin e Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motomjet. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar, megjithatë rrethanat e plota pritet të sqarohen nga hetimet.

Si pasojë e përplasjes janë raportuar persona të plagosur, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për dokumentimin e tij procedural./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion