“Fillon me k dhe mbaron me a…”/ Greta i zë derën Juelës, banorja: Ik moj pise, e mjera ti...

Showbiz

“Fillon me k dhe mbaron me a…”/ Greta i zë derën

Debatet mes Juelës dhe Gretës duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi në Prime-n e së martës, kur Juela u vendos përballë Kutisë së Pandorës dhe çoi në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, të cilëve iu bashkëngjitet edhe Rogerti që është në nominim të përhershëm.

Ditën e sotme, duket se Greta ka ndjekur Juelën hap pas hapi, duke dashur që t’a nxjerrë jashtë kontrollit në mënyrë që të anulohet televotimi.

Madje që mbrëmë, ajo i la një shënim te dollapi i saj i rrobave te dhoma e grimit. “Juela. K..a”, shkruhej në të, të cilën Greta thotë që e ka për karamele.

Ndërsa sot, pasi e pështyu, ajo i zuri derën te lavanderia që të mos e linte të kalonte. Juela nuk bëri asnjë gjest, thjesht i tha se mund të rrinë sa të duan aty.

Në ato momente Gretën e thërrasin për te Dhoma e Rrëfimit, e teksa po shkonte i përmend “fillon me k dhe mbaron me a”. Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën banorja, por duket se është një provokim për Juelën që të dalë nga vetja.

Pjesë nga debati:

Juela: Publiku e ka parë kush je ti, me pështyma, me dhunë

Greta: Nuk më intereson publiku se nuk jetoj për publikun. Unë jetoj për veten time, për familjen time dhe njerëzit e mi të dashur

Juela: Atëherë dil jashta, ec. Ua ke nxirë fytyrën me pështymën

Greta: Ti nuk ke fytyrë

Juela: Prandaj pështyve. Ça, do më ndalosh të kaloj?

Greta: Shko andej

Juela: Nuk më ndalon të kaloj

Greta: Edhe ti më ke bërë shumë gjëra

Juela: Rrimë këtu sa të duash

Greta: Shumë bukur, kaq

Juela: Hajde moj, ik moj pise. Shko te Dhoma e Rrëfimit, e shkreta, e mjera ti

Greta: Fillon me k dhe mbaron me a

Juela: Ti je e mjerume, thuaje foton, fillon me k dhe mbaron me a thotë, jashtë kontrolli./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion