Aksident në Elbasan, makina përfundon në kanal, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përfundon në kanal,

Një aksident është regjistruar në Elbasan ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.

Sipas raportimeve, fatmirësisht personat që ndodheshin në mjet kanë shpëtuar pa lëndime serioze, duke i shpëtuar një aksidenti që mund të kishte pasoja më të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, mjeti është nxjerrë nga përroi, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion