Aksident në Durrës, 20-vjeçari humb kontrollin e timonit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital 5 persona

Aktualitet

Aksident në Durrës, 20-vjeçari humb kontrollin e timonit dhe

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Mësohet se shoferi 20-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe del nga rruga. Policia bën me dije se për pasojë janë plagosur 5 persona, përfshirë edhe shoferin.

“Durrës/Informacion paraprak. Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion