Turistit i ngacmojnë të dashurën në Sarandë, sherr me thika jashtë lokalit

Një konflikt banal ka ndodhur mbrëmjen e te merkures në Sarandë, pasi nje turisti shqiptaro-zviceran i ngacmuan te dashuren ne nje lokal.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.
Dyshohet se pronarët i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.
Sherri eshte ndare vetem nga qytetare te tjere qe jane ndodhur rastesisht aty dhe kane hyre per te shuar perplasjen pasi njeri person i perfshire kercenonte me thike.
Policia ka proceduar sot penalisht për ngjarjen dy të rinj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.


