Shoferi në gjendje të dehur humb drejtimin e furgonit dhe del nga rruga në Dibër, plagosen 5 pasagjerët

Aktualitet

Shoferi në gjendje të dehur humb drejtimin e furgonit dhe del nga

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.

Gjithashtu, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 16-vjeçari, pasi u kap duke drejtuar motomjet pa leje drejtimi.

Specialistet per Hetimin e Krimeve te Komisariatit tw Policise Diber referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal per shtetasin G.R., 39 vjec, banues ne Peshkopi, pasi teksa prodhonte asafalt në fabriken e tij, makinerite kane çliruar sasi te medha tymi duke ndotur ajrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion