Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha turistin holandez, arrestohet nga policia

Aktualitet

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e lumit”,përgjatë shëtitores,në qytetin e Beratit.

Një 35-vjeçar, që ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë me motorr, ka përplasur në vijat e bardha turistin hollandez, shtetasin V.J,53-vjeç, i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup turistësh.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajona Berat,ku pas mjekimeve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorrit, 35-vjeçarin B.M, banues në Berat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion