Tensione në aeroportin e Vlorës/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Aktualitet

Tensione në aeroportin e Vlorës/ Përplasje mes palëve,

Situata ka shkaktuar tension, por ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të policisë ka bërë të mundur normalizimin e saj, deri në momentin që punonjësit e Mabco kanë shkuar në kantier me vendimin e Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit. Me hyrjen e punonjësve të Mabco dhe nënkontraktorëve të tyre i jepet fund bllokimeve të punimeve në Aeroportin e Vlorës. Sipas administratorit të Mabco Selim Paçolli, punimet për terminalin pritet të përfundojnë brenda një muaji.

Behxhet Pacolli një ditë më parë deklaroi se “MABCO” është zotëruese e 98% të kuotave të kapitalit të VIA-s dhe përbën subjektin kryesor mbajtës të të gjitha detyrimeve, përgjegjësive dhe ekspozimeve që lidhen me koncesionin, në aspektin profesional, teknik, referencial dhe financiar.

Përplasja mes dy kompanive solli bllokim e punimeve në Aeroportin e Vlorës, prej rreth 10 ditësh gjatë muajit maj, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë.

Gjykata vendosi më 26 maj që të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga kompanitë “Vlora International Airport” dhe “2A Group”, të biznesmenit Valon Ademi dhe t’i japë të drejtë sipërmarrësit kosovar, ish-presidentit Behgjet Pacolli, duke lejuar kthimin e tij në Aeroportin e Vlorës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion