Aksident në autostradën Kukës -Milot, automjeti përplas këmbësorin

Aktualitet

Aksident në autostradën Kukës -Milot, automjeti përplas

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot.

Automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion