Përndjekje, dhunë e shpërdorim detyre, AMP arreston dy punonjës të Policisë dhe pezullon nga detyra një tjetër

Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka vënë në pranga dypunonjës të policisë si dhe ka pezulluar nga detyra një tjetër të akuzuar për shkelje ligjore.
Arrestohet në Korçë Shefi i Zyrës së Inspektim-Parandalimit pranë Drejtorisë së Shërbimit të MZSH-së, 57-vjeçari me iniciale A. H. 57-vjeçari akuzohet për veprat penal “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, teksa ka përplasur një tjetër automejt dhe më pas ësht larguar nga vendi i ngjarjes. Nga testi i alkoolit, ka rezultuar se nivelet e alkoolit kanë qenë mbi normat e lejuara.
“Në Korçë, AMP ka arrestuar shtetasin me iniciale A. H., 57 vjeç, Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit pranë Drejtorisë së Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, për akuzat e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Sipas informacioneve, 57 vjeçari ka përplasur një mjet tjetër, një Mercedes Benz, duke u larguar menjëherë nga vendi i aksidentit. Testimi i tij me aparat Drager ka treguar një nivel alkolik prej 1.07 mg/l, mbi normën e lejuar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për procedura të mëtejshme.”
Është pezulluar nga detyra në Elbasan për punonjësin e policisë B. T., 54 vjeç me vendim të Gjykatës së Elbasanit. Pas disa hetimeve ka rezultuar se B. T., . ka favorizuar drejtues të automjeteve që kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Në Elbasan, AMP ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë B. T., 54 vjeç, Inspektor në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor në Elbasan.
Pas hetimeve rezulton se shtetasi me iniciale B. T. ka favorizuar drejtues të automjeteve që kryenin shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.”
Arrestohet në Tiranë Inspektori pranë Komisariatit të Policisë nr.4, i akuzuar për veprën penale “Përndjekja” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.
24-vjeçari me iniciale B. M., është denoncuar nga ish-partnerja e tij, e cila pretendon se më datë 25 Maj ai ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike si dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shaktuar pasiguri.
“Në Tiranë, AMP ka arrestuar punonjësin e policisë me iniciale B. M., 24 vjeç, Inspektor pranë Komisariati të Policisë Nr. 4, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përndjekja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Arrestimi i tij pasoi një kallëzim të bërë nga shtetësja M. H., 27 vjeçe, e cila ka akuzuar ish-partnerin e saj, B. M., më datë 25.05.2025 ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur vazhdimisht duke i shkaktuar pasiguri në jetën e saj.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”


