Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, autoboti i gazit del nga rruga
Lajmifundit
/
23 Maj 2023, 17:21
Aktualitet

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në rrugën nacionale Sarandë- Delvinë në afërsi të Qafës së Gjinos. Një autobot gazi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në fushën krah rrugës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës u ndodhën menjëherë në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti
Ende nuk ka ndonjë informacion nëse mjeti autobot të ketë qenë i mbushur ose jo me gaz në momentin e aksidentit.


