Po punonte në pallat, 26-vjeçari bien ga lartësia në Tiranë

Një 26-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një pallat në Tiranë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besnik Hidri” në kryeqytet. Si pasojë, 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, rupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.05.2023, në rrugën "Besnik Hidri", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


