Aksident në aksin Lushnjë-Berat, automjeti përplas 65 vjeçaren

Aktualitet

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, automjeti përplas 65

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Një automjet ka përplasur 65 vjeçare në fshatin Barbullinjë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Parashikimi i motit për sot, si do të luhaten temperaturat

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion