Seri termetesh në Santorini, lëkundjet ndjehen deri në Athinë

Bota

Seri termetesh në Santorini, lëkundjet ndjehen deri në

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.

Protothema.gr bën me dije se tërmeti ka ndodhur në orën 21:05 (me kohën lokale). Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e tij ishte 11.2 kilometra.

Më herët, në orën 20:53 është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter.

Në orën 20:41, është regjistruar një tërmet 4.2 Rihter me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Në orën 17:16, është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter, sipas Institutit Gjeodinamik, me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Thellësia fokale e lëkundjes u vlerësua në 14 kilometra.

Mesditën e së dielës, 9 shkurt, dy tërmete të forta tronditën ishujt Cyclades. Fillimisht në orën 13:54 një lëkundje 4.1 Rihter është regjistruar 19 km në jug të Arkesinit, Amorgos në një thellësi fokale prej 12 kilometrash.

Më pas, në orën 13:59, një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar në të njëjtin vend dhe me një thellësi fokale 15.4 kilometra.

Tërmeti më i madh që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ka qenë 4.1 ballë i shkallës Rihter në orën 3:35, 26 kilometra në veriperëndim të Anafit.

Tetë tërmete më të vogla me magnitudë 3 deri në 3.8 ballë të shkallës Rihter u regjistruan brenda një periudhe gjysmë ore, nga ora 4:30 deri në 5 të mëngjesit të së dielës në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos./vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion