Aksident në aksin Levan–Ferras, plagoset drejtuesi i motomjetit

Aktualitet

Aksident në aksin Levan–Ferras, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Levan–Ferras, ku një motomjet është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime të lehta. Ai është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal Fier, ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT