‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Aktualitet

‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb

SPAK rilexon pretencën për dosjen e “Metamorfozës”, pasi dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë dhe iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar.

Akuzat e ngritura janë për siguri kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal, armëmbajtje pa leje.

SPAK ka kërkuar,  dënimin e biznesmenit Pellumb Gjoka me 14 vite burg. Për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, kërkoi 9 vite burg. Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe u ulet 1/3 e dënimit.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, ku priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.

Sakaq, biznesmeni Pellumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë, po gjykohen me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion