Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Fuoristrada i pret rrugën dy automjeteve, tre persona përfundojnë te Trauma

Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë/ Fuoristrada i pret

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy autovetura të së njëjtës markë.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion