“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbi tre orë në sheshin para Kryeministrisë, nis marshimi i protestuesve në Tiranë

Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbi tre orë në sheshin para

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” në rrugët e Tiranës.

Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Rama fuck you”, qytetarët kanë ndjekur itinerarin e përnatshëm, ku pasi kanë shprehur shqetësimet e tyre poshtë zyrës së kryeministrit Rama, ata “pushtojnë” rrugët e kryeqytetit.

Sot ishte dita e 32-të e protestës, ku qytetarët artikulojnë si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 33-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë vijuar me thirrje si “Rama jep dorëheqjen”,  “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion