Aksident në aksin Fier-Seman / Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset rëndë 27-vjeçarja (EMRI)

Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Seman / Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal,

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.

Një automjet i llojit "Mercedes Benz", i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Zaide Deda, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor.

Për shkak të dëmtimeve të marra, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore në sallën e operacionit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksi rrugor Fier-Seman vijon të mbetet një nga akset më problematike në rajon sa i përket sigurisë rrugore, ku janë regjistruar aksidente të shumta, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion