Aksident me vdekje në Këlcyrë-Përmet, shoferi i dehur përplas të moshuarin me biçikletë

Aktualitet

Aksident me vdekje në Këlcyrë-Përmet, shoferi i dehur

Një 36-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar  pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.

Po ashtu bëhet e ditur se 36-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion