Takimi i radhës i dialogut, ja kur do takohen në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Aktualitet

Takimi i radhës i dialogut, ja kur do takohen në Bruksel

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh.

Bëhet me dije se ky takim do të mbahet më 17 dhjetor në Brukel. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion